Lule Lavandule

Lavandula (Lavandula officinalis, familja Labiatae)

Lulet e thara të lavandos përdoren si extract. Lulëzon në korrik-gusht. Lulet e lavandulës qetësojnë sistemin nervor, ulin disi tensionin e gjakut, qetësojnë ngërçet e stomakut dhe të zorrëve, përdoren kundër diarresë dhe gazrave; si diuretikë.
Në industri lulet e lavandulës distilohen me avuj uji për të prodhuar esencën e livandos, e cila përdoret për prodhimin e parfumeve. Esenca përdoret dhe në përbërjen e lëngjeve fërkuese për të qetësuar dhimbjet, kruarjen. Esenca në dozën mbi 1 gr është helmuese.