Frut Shtogu

Shtogu (Sambucus nigra, familja Caprifoliaceae)

Lulet dhe frytet e thara të shtogut të zi shërbejnë si ilac natyral. Përdoret për të ndihmuar djersitjen në temperaturë të lartë në sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes; për të qetësuar dhimbjet e aparatit tretës; në fryrjet e zorrëve nga gazrat; si gargarë në acarimet e fytit, bajameve dhe gojës. Frytet përdoren si antinevralgjike në nervin shiatik, në dhembje të kolonës vertebrale.