Teknologjia e përpunimit te produktit.
Shfletosja e produktit.
Ndarja e fletës nga kërcelli.
Zigzagu
Ndarja e kërcellit, gurëve dhe materialeve të tjera të huaja të bimës.
Shosha
Pesë shosha: Tre shosha kalojnë produktin në tre trijoret, një shoshë ndan pluhurin dhe një shoshë bën riciklimin e fletës se madhe.
Trioret
Trioret ndajnë lëndët e huaja të imëta nga produkti i pastër.
Shosha
Ndarja përfundimtare e produktit të pastër nga ndonjë lëndë e huaj e imët e mbetur.
Makineria e heqjes së pluhurave
Ndarja përfundimtare e pluhurit të mbetur me anë të fryrjes së ajrit nga poshtë produktit.
Magnet/ Metal Dedektor
Ndarje e pluhurit metalik nga produkti i pastër përfundimtar.
Presimi
Produkti përfundimtar presohet në makinerinë e presës me përmasat që kërkon klienti.
Ambalazhimi
Produkti përfundimtar pas presimit ambalazhohet gati për eksport.