Gjethe Qumeshtore

Rradhiqja  (Taraxacum officinale, familja Compositae)
Rrënjët e thara të bimës (emër tjetër: luleshurdha) shërbejnë si ilac natyral. Ky mjekim natyral nxit punën e tëmthit; përdoret kundër acarimeve të mëlçisë, gurëve të tëmthit; mahisjeve të kanaleve të tëmthit; në gjendjen e pamjaftueshmërisë të mëlçisë; në fazat e para të cirrozës; si diuretike; në mjekimin e sëmundjeve të lëkurës që vijnë nga rrjedhja e pamjaftueshme e tëmthit. Përdorime të tjera: me qumështin e rradhiqes lyejnë puçrrat. Puçrrën e lyejnë sa më shpesh. Puçrra nxihet dhe rrëzohet. Verën e përgatitur nga lulet e rradhiqes e përdorin për probleme me tretjen dhe për probleme me veshkat