Gjethe Rigoni

Rigoni (Origanum vulgare, familja Labiatae)

Pjesa mbitokësore e rigonit përdoret për të ndihmuar tretjen; për nxjerrjen e gëlbazës; për mjekimin e rrugëve të frymëmarrjes, kollës së bardhë; për nxitjen e urinimit; për nxitjen e djersitjes në rrufë e grip; kundër acarimeve të lëkurës dhe mykozave. Eshtë i pasur në fenole dhe flavonoide prandaj është antioksidant i mirë.